Dritare TV kapi disa nga momentet e politikanëve duke vrapuar drejt Kuvendit, secili dukshëm, në hallin e tij.
Arben Ahmetaj, gjithnjë e më shumë i shmang apo përshëndet nga larg mediat për shkak të zhvillimeve të fundit ku emri i tij, përmendet në çështjen e inceneratorëve.
Për Berishën, tensioni duket që gjatë hyrjes së tij në Kuvend, ku shfaqet i përhumbur në mendime, pa i përshëndetur mediet me buzëqeshje si zakonisht, por i prirë për të shkuar sa më shpejt në sallën e Kuvendit, ku e priti një seancë jo e lehtë.
Mediu i zënë me telefonin e tij, nuk i ngre sytë ndërsa i drejtohet hyrjes së Kuvendit. Me siguri, çështje më të rëndësishme për të, marrin shumë prej vëmendjes së tij, siç mund të jetë ajo e Gërdecit.
Momentet pikante, mund t’i ndiqni në këtë video!/L.F-dritare.net

















