Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Satira e Charlie Hebdo me tërmetin në Turqi!

Satira e Charlie Hebdo me tërmetin në Turqi!

Revista franceze Charlie Hebdo ka bërë satirë me një karikaturë për tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë. Imazhi vizatimor, i shpërndarë nën titullin "karikatura e ditës" në Twitter, tregon ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara, një makinë të përmbysur dhe male mbeturinash.


“Tërmet në Türkiye”, shkruhet në këndin e sipërm në të djathtë të karikaturës.
“Nuk ishte nevoja as për të dërguar tanke.", shkruhet në fund, informon dritare.net

Satira e Charlie Hebdo me tërmetin në Turqi!
Përdoruesit e internetit reaguan ndaj vizatimit duke shprehur zhgënjimin dhe zemërimin e tyre.
Charlie Hebdo është një revistë satirike franceze e njohur gjithashtu për karikaturat e saj që fyen Profetin e Islamit, Muhamed./K.C/dritare.net