Stërvitja Defender 21. Rama: Ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore në Evropë!
		                        	E Martë   4 Maj 2021, 09:09
		                            
		   	    			Dritare.net

Sapo ka nisur ceremonia për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave.

“Nis në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.”,- është shprehur kryeministri Rama për stërvitjen më të madhe ushtarake që do të zhvillohet në vend./dritare.net