Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samiti i Brukselit, Rama: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!

Samiti i Brukselit, Rama: Sa turp për Evropën kjo çështje

Sot është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili i referohet zhvillimeve në samitin e BE-së që po mbahen në Bruksel.

‘Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!’- shkruan Rama./M.T/dritare.net