Salianji pas mbledhjes në PD: Bashkimi, hapi i parë. Tani kemi vetëm një detyrë!
E Hënë 12 Shkurt 2024, 16:04
Dritare.net
Deputeti i PD Ervin Salianji pas mbledhjes së grupit të deputetëve në selinë e PD, tha se bashkimi është hapi i parë për transformimin dhe zmadhimin e opozitës.
“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!
Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!
Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.
Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”, shkruan Salianji në rrjetet sociale./L.F-dritare.net