
Salianji më i votuari, por Spaho i pari në listë. Deputeti i PD, i përgjigjet Grida Dumës!
Dritare.net
Edmond Spaho i është përgjigjur përmes një shkrimi në rrjetet sociale drejtueses së emisionit Top Story, Grida Duma, pasi kjo e fundit e mori si shembull në emisionin e saj se përse nuk doli i parë në votë personale në zgjedhjet e 2021 edhe pse ai drejtonte qarkun politik të Korçës në ato zgjedhje.
“Vota preferenciale e njerëzve ishte për Salianjin. Përveç tij, kanë qenë tre deputetë të tjerë që kanë marrë më shumë se drejtuesi politik. Atëherë këtu ka një problem. Nuk e kam me Spahon, se ai është burrë i vjetër...”
Në përgjigje të tij Spaho shkruan:
“Pergjigje e detyruar Grida Dumes e cila me mori si shembull ne emisionin e te Enjtes ne mbremje se perse nuk dola i pari ne vote personale ne zgjedhjet e vitit 2021:
Ne zgjedhjet e vitit 2021 une zhvillova fushate per PD pa kerkuar vote personale.
Rezultati ishte nje mandat me shume PD ne Korce se ne vitin 2017. Qarku i Korces ishte nje nga 3 qarqet qe realizoi objektivin.
Une isha i vetmi konkurent ne Korce qe ne zonen qe me ishte caktuar kisha konkurent nga forca ime politike, i cili mori 3000 vota. Te tjeret nuk i paten keto "favore".
Une nuk hyra ne zonat e te tjereve per ti kerkuar struktures se PD te votoje per mua sic beri ndonje.
Une kisha 18.500 votues ne zonen qe mbuloja. Te tjere kane pasur 28.000 votues. Nuk po flas per marifete te tjera.
Tung Grida!
15.000 vota prapa si ti ne Durres ne 2015 apo votat qe more ne Kavaje ne 2021 nuk kane per te ndodhur me mua. Humbe ne Kavaje por u gradove N/Kryetare e PD.
A ke fituar ndonjehere Grida sa kohe ishe ne politike? Une kam humbur vetem nje here ne 2017 nga 6 perballje elektorale qe kam pasur per deputet ne Kuvendin e Shqiperise.
Sa jam ne politike kam mbikqyr 5 pale zgjedhje vendore dhe 1 pale zgjedhje te pergjithshme dhe kam humbur 2 here, kur punova per ty ne 2015 dhe ne 2023 kur Rithemelimi hyri pa emer, pa vule, pa fonde dhe pa komisionere.
Dhe me e rendesishmja, Grida, une kurre nuk kam hyre ne fushata zgjedhore per te mbledhur leke per vehte. Besoj me kupton ku e kam llafin.
Tung edhe nje here!”, shkruan Spaho në rrjetet sociale./L.F-dritare.net

















