Salianji: Më e ndershme të krijosh partinë tënde, sesa të bësh sikur digjesh për PD
Dritare.net
Ervin Salianji u shpreh sot se krijimi i partive të vogla do të dëmtojë më shumë Edi Ramën, sesa opozitën. Në një intervistë për Report Tv, Salianji, të cilin PD-ja e përjashtoi nga listat për deputetë, tha se, është më e ndershme të jesh në parti me vete sesa të bësh sikur digjesh për PD-në.
"Është më e ndershme të jesh në një parti dhe të tregosh qartë qëllimet e tua se sa të bësh sikur digjesh, të dhëmb PD, ndërkohë që bën duvanë e dikujt tjetër, nuk dëmtohet opozita, një pjesë prej të cilave do të marrin votat që ia kanë dhënë Ramës, kështu që dëmtohet mazhoraca, e cila ka financuar këto parti me qëllim që të na dëmtonte ne. Qytetarët e kanë parë, se kush qëndron përtej drejtuesve, që kanë shkelur personalitetin e vet për të qenë patericë e Ramës, këtë nuk e kam për të gjithë. Do e dëmtojnë rëndë mazhorancën. Ne u kemi bërë thirrje, për të bashkuar dha bashkerenditur kushti që është kundër qeverisjes së Ramës, prandaj është koalicioni më i madh që kemi pasur në këtë vend.",- tha Salianji./K.C/dritare.net