
Sali Berishës i ndërpritet interneti gjatë konferencës me gazetarët!
E Martë 8 Tetor 2024, 14:02
Dritare.net
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.
Ndërsa ka lexuar deklaratën e tij një defekt teknik e ndërpreu në mënyrë të papritur konferencën. Zyra e shtypit të PD thotë se ky defekt ishte i qëllimshëm.
“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në njoftim./L.F-dritare.net

















