Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha sot në SPAK për 21 janarin!

Sali Berisha sot në SPAK për 21 janarin!

SPAK ka thirrur sot Sali Berishën për t’u marrë në pyetje si person me dijeni për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë katër protestues nga Garda e Republikës. Fletëthirrja është dërguar në tre adresa pas kthimit mbrapsht të thirrjes së parë. Berisha ka deklaruar se nuk është njoftuar dhe do të paraqitet vetëm pasi ta marrë fizikisht thirrjen, ndërsa ka sulmuar prokurorët e SPAK-ut.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Lulzim Basha u mor në pyetje për të njëjtën çështje. Hetimi i ri i SPAK-ut është urdhëruar nga Gjykata e Lartë në mars 2024, pas vendimit të Strasburgut, për ta trajtuar 21 Janarin si krim shtetëror dhe për të zbardhur përgjegjësitë e drejtuesve të lartë të kohës. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe pengim të zbardhjes së së vërtetës./L.F-dritare.net