Sali Berisha: Pa përgjigje nuk mund të rri, të mos kemi iluzione
E Martë 6 Dhjetor 2022, 20:08
Dritare.net
Pas incidentit të sotëm në bulevard ku u qëllua me grusht nga 31- vjeçari Gert Shehu, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se do të japë përgjigjen e tij.
‘Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai jo’, deklaroi Sali Berisha pa dhënë shumë detaje.
Berisha ngulmoi se agresori ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithçka ishte përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. 31-vjecari Gert Shehu është arrestuar ndërkohë nga Policia e Shtetit./J.H/ dritare.net