
Sali Berisha: Ja kush e nxori në pritë Azem Hajdarin!
Dritare.net
Ish-kryeministri, Sali Berisha i ftuar në “Opinion” ka thënë se kurrë nuk ka marrë një thirrje nga prokuroria apo gjykata për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
“Akti politik kriminal më i rëndë në historinë kombëtare duke pasur parasysh faktin që Hajdari i priu atij revolucioni që ndau epokat dhe solli pluralizmin në Shqipëri. Nuk jam thirrur asnjëherë, asnjëherë kurrë në jetën time as në gjykatë dhe as në prokurori. Unë në mënyrë absolute nuk kam marrë kurrë fletëthirrje. Nuk ka një organ apo media që të ketë botuar apo të vërtetojë kundër kësaj që them unë. Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë një lojë dhe bënë skupe se nuk më thërrisnin dot. E para unë do t’u bëja pretencën politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular. Çfarë të thosha unë duhej të verifikohej. Vetëm në 12 orë unë kam dhënë 3 konferenca shtypi. Banda e Haklajve ishte një bandë shtetërore me paleta. Banda ishin edhe Zani Çaushi e Gjolekë Malaj, por ata nuk u bënë shefa komisariati. E vrau shteti Azem Hajdarin. Vrasësit e tij kanë pritur në aeroport Fatos Nanon atë ditë.” -tha Berisha.
I pyetur se kush e nxori në pritë Hajdarin nga selia e PD-së, Berisha u shpreh:
“Në pritë, po të më pyesësh mua e nxori Fatos Klosi. Kurth. Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha e ‘vrava’ Azem Hajdarin. Ishte i sfazuar. Më mori në telefon filani e më tha. Po kjo nuk qëllon i thashë, ti s’ke vrarë, se nuk e ke qëlluar ti. Ky ishte sigurisht një militant i PD që më njoftoi. Por kurthin e organizoi, e serviri Shërbimi. Kishte një radio të shërbimit, jo të policisë. Radio e Shërbimit Informativ. Nga makina që u qëllua. Atëherë thurën një lajm të tillë, dhe ky lajm i shkoi Azemit.
Jam dakord që ishte kujdesshëm. Ai mendoi se çfarë mund të ishte kjo. Ai mund të nxirrte bodyguardët. Por bëri një vlerësim të gabuar. Absolutisht jo. Nuk e bënë nga brenda PD-së. S’besoj të ketë qenë telefonatë e të afërmve. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda, dhe nuk e kam ndjekur mbrapa konkretisht këtë problem. Telefoni, vrasësit normale që do merrnin telefonin.”/K.C/dritare.net

















