Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha: Dash Sula, patericë e Edi Ramës!

Sali Berisha: Dash Sula, patericë e Edi Ramës!

Sali Berisha tha sot se lista e PD, përfshinte të gjithë emrat që kanë bërë betejë gjatë këtyre katër viteve. Berisha iu përgjigj Dashnor Sulës duke e akuzuar se është bërë patericë e Edi Ramës.

“Në përgjithësi deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Ramën dhe kundër tij zhvillohet jo nga opozitat e opozitës, që ndihmojnë Ramën, por ajo zhvillohet në gjirin e aleancës më të madhe që ka njohur Shqipëria.

Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, që ka karrierën e tij. Por hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, de fakto patericë e Edi Ramës, nuk është zgjidhja e duhur, megjithëse unë e respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë së çdo individi”, përfundoi ai dhe teksa harroi të lexonte disa statistika u kthye sërish pas dhe shtoi se nga 186 kandidatë të listave të hapura, 39% janë gra, 24% të rinj dhe 7 përfaqësues të diasporës”, u shpreh Berisha sot./L.F-dritare.ne