
Sali Berisha, agjent i sigurimit të shtetit? Flet Ilir Demalia!
E Enjte 7 Dhjetor 2023, 20:08
Dritare.net
Analisti Ilir Demalia i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për përvjetorin e 8 Dhjetorit 1990 dhe për situatën aktuale në politikë. I pyetur nga gazetari Dritan Hila nëse Sali Berisha ka qenë agjent sigurimi, ashtu siç e kanë akuzuar, Demalia u shpreh se ka dokumente që duhen hapur, por Berisha është i implikuar.
“Sa i përket faktit është apo jo agjent i sigurimit, kjo mund të gjendet nëpërmjet dokumenteve të cilat thonë që janë djegur, por thonë edhe që ka mikrofilma. Por patjetër është i implikuar Berisha. Po ju them një gjë për herë të parë. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, përpara takonte vëllain e Sali Berishës sesa sekretarin e parë.”, tha Demalia në DritareTv./K.C/dritare.net

















