Sa para merrnin mjekët për një operacion tek Onkologjiku!
Dritare.net
Në dosjen e Onkologjikut, janë edhe bisedat mes dy mjekëve të cilët flasin për operacionet dhe paratë që do të merrnin prej tyre. Mesa duket nga mesazhet, doktorëve u intereson më shumë një palë pushime në Maldive sesa jeta e pacientit që do operojnë. Ata tregojnë se me 5 operacione në javë me nga 1500 euro secili, i siguronin pushimet në Maldive.
Pjesë nga bisedat në Whatsapp
Kap pushimet e tjera tani
Dr Ami Rea: Këtu e një vit, të jemi mirë.
Personi: Shih ndonjë Tajlandë tani.
Dr. Ami Rea: Po pse jo.
Bisede tjetër ( Nuk identifikohet se kush jane)
Hë mi se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione i kap brenda javësh ti
hahahah cfarë llogarie
Kirurg më di ti mua ku e ke bërë matematikën ti vëlla
5 x 5 sa bëjnë
hahahah.. Llogarita 300 euro operacionin jo 500
po lale po. për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë.
Në dosje Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut rezulton të orientonte pacientët tek mjeku Edmond Gashi.
Gjykata e Tiranës caktoi sot 7 masa sigurie pas hetimeve që zbuluan skandalin brenda spitalit onkologjik në QSUT. Pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit, orientoheshin drejt privatit për operacione dhe vizita në klinikën e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi./K.C/dritare.net