Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sa janë shanset që koronavirusi të zhduket? Ja çfarë thotë eksperti italian!

Sa janë shanset që koronavirusi të zhduket? Ja çfarë

Alberto Zangrillo, zv/rektori i Universitetit Vita e Salute të San Raffaele në Milano në një intervistë për median italiane Corriere della Sera, thotë se virusi në vjeshtë ka 50% shanse të largohet. Dhe ky për të është një parashikim optimist. Ai thotë se tashmë bota është ende në valën e parë të Covid-19.

A jemi në fund të valës së parë të koronavirusit?

Mendoj që po. Të gjithë në fakt po presin valën e dytë, por unë jam optimist se ajo nuk do të vijë dhe virusi do të ndalet këtu.

A është virusi më pak agresiv?

Të paktën në Itali, ai është më pak vdekjeprurës. Sars-Cov-2, po bën atë që bëjnë të gjithë viruset e tjera, po përshtatet me trupin e njeriut. Po ashtu ka mundësi të ndryshojë disa nga karakteristikat e tij gjatë evolucionit.

Në SHBA spitalet po mbushen plot, edhe pse kurba e të vdekurve është në rënie. Pse po ndodh kjo?

Virusi qarkullon kryesisht tek të rinjtë, sepse mosha mesatare ka rënë. Numri i personave në spitale po rritet sepse edhe virusi tani është bërë më lehtësisht i transmetueshëm. Kjo sjell zhvillimin e disa sëmundjeve që duhet të trajtohen menjëherë. Në rast se kurba e vdekjeve do të rritet, kjo do situatë duhet analizuar sërish.

A do të arrijmë së shpejti të kemi zero raste me koronavirus?

Tani është e pamundur. Kjo sepse virusi qarkullon ende në të gjithë botën. Do ende shumë kohë të vijë ajo ditë.

Çfarë do të ndodhë në vjeshtë me koronavirusin?

Unë jam optimist. Mendoj se kemi 50% mundësi që ai të largohet. Nëse jo, frika ime është që nëse spitalet do të organizohen në mënyrë të tillë për të përballuar një tjetër fluks./L.F-dritare.net