
Rusia nxjerr për përdorim vaksinën e parë kundër Covid-19/ Putin: Vajza ime u vaksinua
Dritare.net
Burimi: Washingon Post
Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se një vaksinë kundër koronavirusit e zhvilluar në vend është aprovuar për përdorim dhe njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar. Gjatë një takimi me qeverinë, Putini tha se vaksina ka rezultuar e efektshme gjatë testimeve, duke krijuar imunitet të qëndrueshëm nga koronavirusi. Putini theksoi se vaksina iu nënshtrua testeve të nevojshme, informon dritare.net. Ai shtoi se njëra nga dy vajzat e tij e ka bërë vaksinën dhe po ndihet mirë. Autoritetet ruse kanë thënë se punonjësit e mjekësisë, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikut do të jenë të parët që do të vaksinohen.
Rusia është vendi i parë që ka gati një vaksinë të Covid-19. Shumë shkencëtarë në vend dhe jashtë kanë qenë skeptikë, duke vënë në dyshim vendimin për regjistrimin e vaksinës para testimeve të Fazës 3 që zakonisht zgjasin me muaj dhe përfshijnë mijëra njerëz. Edhe OBSH-ja pak ditë më parë paralajmëroi botën që të bëjë kujdes nga kjo vaksinë./K.C/dritare.net

















