Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Hajdari publikon videon: Ja si gënjeu Basha për listat e hapura!

Rudina Hajdari publikon videon: Ja si gënjeu Basha për listat e

Në një konferencë për media, deputetja Rudina Hajdari publikoi një video të kreut të PD, Lulzim Basha ku premton në 2017 në një fjalim në çadrën që kishte ngritur opozita në Bulevard, se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur.

“Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë”.-tha Hajdari teksa publikoi videon e Bashës./ I.M-Dritare.net

Video minuta 1:20