
Rudina Hajdari: Basha shpall àrmiq bashkëpunëtorët, për të sunduar deri në vdékje
Dritare.net
Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit ka sùlmuar kryeministrin, Edi Rama dhe kryedemokratin, Lulzim Basha. Hajdari tha se, Ramës i pëlqen modeli turk i qeverisjes, sepse do të jetë sulltan, ndërsa Bashës, ai rus. Deputetja u shpreh se, Basha eliminon bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdékje.
“Unë jam një nga ata persona që është sulmuar pasi vendosa të rrija në Parlament, kur anëtarët e Partisë Demokratike e braktisën institucionin. Kur e pranova kisha në mendje këtë Shqipëri. Unë e dija se braktisja e çdo institucioni na lë në baltë. Unë e di kjo nuk mjafton, nuk mjafton puna e një apo dy personave, duhet një vullnet politik, i të gjithë klasës politike. Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sulltan. Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdékje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake.”, u shpreh Hajdari./K.C/dritare.net

















