
Rrumbullaku: Laert Haxhiu vrasës me pagesë, Greqia të lejojë ekstradimin e tij!
E Enjte 28 Shtator 2023, 11:11
Dritare.net

Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka komentuar vendimin e gjykatës greke për refuzimin e ekstradimit të Laert Haxhiut.
Rrumbullaku tha se Haxhiu ishte porositës dhe organizator dhe se krimet i ka kryer për qëllime përfitime, ndaj dhe Greqia duhet të lejojë ekstradimin e tij.
“Lidhur me aktivitetin kriminal të Laert Haxhiut, ishte porositës dhe organizator, policia ka organizuar një sërë operacionesh, u bë e mundur kapja e tij nga policia greke, Krimet i ka bërë për qëllime përfitimi”, tha Rrumbullaku.
Jemi në komunikim të vazhdueshëm, besoj se do arrijmë pavarësisht problemeve ligjore që kemi mes dy vendeve”, tha Rrumbullaku./M.K-dritare.net

















