
Raste rekord të infektuarish/ Manastirliu: Po e rihapim “Shefqet Ndroqin” si spital Covid2
Dritare.net
Ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm infektimet nga Covid-19, e për pasojë edhe të shtruarit në spital. Në këtë situatë tashmë po bëhet gati që të hapet edhe spitali Covid2, “Shefqet Ndroqi”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se, zgjodhën të rihapnin spitalin Covid2 për dy arsye, të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës e ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me koronavirus.
“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID. Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike.”, tha Manastirliu./K.C/dritare.net

















