Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rritet numri i pacientëve me koronavirus në Infektiv!

Rritet numri i pacientëve me koronavirus në Infektiv!

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, përmes një deklarate për shtyp, dha lajmet e fundit lidhur me situatën aktuale të koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:

- 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë - 63 qytetarë

• Durrës - 6 qytetarë

• Lushnje - 2 qytetarë

• Elbasan - 2 qytetarë

• Fier - 8 qytetarë

• Rrogozhinë - 2 qytetarë

• Kavajë - 3 qytetarë

• Korçë - 3 qytetarë

Ju informojmë se tre pacientët e parë kanë lënë aktualisht spitalin të shëruar por theksojmë se, pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë.

4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19”, njoftoi sot ministria./L.F-dritare.net