Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rriten sërish infektimet me Covid-19, humbasin jetën 8 persona

Rriten sërish infektimet me Covid-19, humbasin jetën 8 persona

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e lehtë infektimesh me Covid-19. Nga 2538 testime dolën me virus 256 persona. Nuk i mbijetuan dot virusit 8 persona, 2 nga Durrësi dhe nga 1 në Tiranë, Vlorë, Përmet, Kolonjë, Gramsh dhe në Shkodër, 67-84 vjeç. Aktualisht në spitalet kovid në Tiranë dhe ato rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Përrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan./K.C/ditare.net