
Rrëzohet një helikopter në Turqi/ Humbin jetën 9 ushtarë!
E Enjte 4 Mars 2021, 17:05
Dritare.net
Një helikopter është rrëzuar në Turqi. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se 9 ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Në deklaratën e Ministrisë, thuhej se helikopteri tip Cougar që i përkiste Komandës së Forcave Tokësore, i cili u ngrit në 13.55 nga Bingöl në Tatvan sot, humbi kontaktet në 14.25. Ende nuk është përcaktuar shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë./L.F-dritare.net

















