Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrëzimi i avionit ukrainas, Irani thotë fjalën e fundit: gabim njerëzor!

Rrëzimi i avionit ukrainas, Irani thotë fjalën e fundit: gabim

Irani ka thënë se keqpërdorimi i pajisjeve të mbrojtjes ajrore ishte përgjegjës për rrëzimin aksidental të një aeroplan udhëtarësh ukrainas që sapo ishte ngritur nga aeroporti në Teheran në janar të 2020 .

Në një raport të botuar të Shtunën, Organizata e Aviacionit Civil të Iranit (CAOI) fajësoi "gabimin njerëzor" dhe komunikimin e dobët ushtarak për atë që Irani e quan "aksident"

Të gjithë 176 personat në bord u vranë kur avioni u godit nga dy raketa menjëherë pas ngritjes në Teheran.

Irani fillimisht mohoi përgjegjësinë për incidentin.

Por pasi zyrtarët e inteligjencës perëndimore thanë se provat treguan për përfshirjen e Iranit, vendi e pranoi fajin, duke thënë se kishte nagtërruar aeroplanin për një raketë lundrimi. Presidenti iranian Hassan Rouhani e përshkroi atë si një "gabim të pafalshëm".

Fluturimi i International Airlines i Ukrainës u rrëzua në 8 janar në mes të tensioneve të ngritura midis Iranit dhe Amerikës.

Mbrojtjet ajrore të Iranit kishin qenë në gatishmëri të lartë në atë kohë. Disa orë më parë, vendi kishte qëlluar me raketa balistike në dy baza amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani nga një sulm me avionë amerikanë në Bagdad.

Çfarë thotë raporti?

Një version i plotë i raportit të CAOI nuk është bërë publik, por fragmente janë botuar nga agjensia shtetërore e lajmeve FarsNeës.

Në gjetjet e saj, CAOI tha se avioni i pasagjerëve udhëtonte në një korridor normal të fluturimit, por njësia e mbrojtjes ajrore që e synoi atë kishte lëvizur kohët e fundit dhe nuk arriti të kalibrojë saktë pajisjet e saj. Si rezultat, ai keqidentifikoi aeroplanin civil si një objekt armiqësor.

Raporti gjithashtu thoshte se bateria e raketave nuk mund të komunikonte me qendrën e tyre të komandës, dhe qëlloi në aeroplan pa marrë miratimin zyrtar.

Muajin e kaluar, autoritetet iraniane thanë se gjashtë persona janë arrestuar për këtë incident.

Irani ka vonuar vazhdimisht dorëzimin e "kutisë së zezë" të aeroplanit, e cila mban të dhëna dhe komunikime kryesore nga kabina. Pritet që ta dërgojë kutinë në Francë për ekzaminim në 20 korrik, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA./ I.M-Dritare.net