Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari Roland Qafoku: Një ose dy deputetë do t’i ngelin Bashës te PD-ja

Gazetari Roland Qafoku: Një ose dy deputetë do t’i ngelin

Gazetari dhe analisti Roland Qafoku i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv u shpreh se problemi i vërtetë i PD-së zyrtare është vetë Lulzim Basha. Sipas tij pas Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë që u larguan nga PD-ja, të tjerë do largohen në të ardhmen dhe vetëm një ose dy deputetë mbase do ngelen.




“PD-ja zyrtare ka pasur gjithmonë një problem. Problemi numër një ka qenë dhe është Lulzim Basha. Atë mbështetje pa asnjë lloj interesi që i kanë dhënë këtij njeriu nuk e ka merituar. Në PD ka një problem, nuk ka qëndrim të fortë. Nëse do kushim një Lulzim Bashë me të vërtetë karakterial, politik, nuk do ishte katandisur kështu kjo partia zyrtare. Iku Gazmend Bardhi me të tjerë nga PD-ja zyrtare, të tjerë deputetë do ikin. Unë nuk pres gjë nga Lulzim Basha, ai u provua 10 vjet. Unë pres nga Roland Bejko dhe të tjerë në PD që nuk janë konsumuar në pushtet.”, tha Qafoku./K.C/dritare.net