Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Roland Bejko: Berisha nuk ka ambicie për pushtet, u kthye për të mbrojtur familjen

Roland Bejko: Berisha nuk ka ambicie për pushtet, u kthye për të


Deputeti i PD-së Roland Bejko ishte i ftuar sot në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila për të folur për situatën në PD-në zyrtare dhe jo vetëm. Bejko foli për Berishën, ndërsa tha se ai nuk ka ambicie për të marrë pushtetin. Por sipas Bejkos, Berisha u kthye në PD për të mbrojtur familjen.


“Berisha nuk ka ambicie për të marrë pushtetin në planin personal. Berisha u kthye të marrë PD-në, jo kur erdhën zgjedhjet, por kur i vajti problemi te dera e shtëpisë, pra që u pezullua nga grupi parlamentar. Në këto kushte ai u kthye që të mbrojë familjen e vet, ose dhe dinjitetin e tij siç e ka thënë vetë. Kjo do të bëjë që Berisha dhe Rama ta trashëgojnë pushtetin te nipër dhe mbesa. Rama te Zaho dhe Berisha te nipër dhe mbesa.”, u shpreh Bejko në DritareTv./K.C/dritare.net