Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Robert Aliaj humb vëllain: Në kohë të tilla, jemi të detyruar ta mbajmë hidhërimin në shpirt!

Robert Aliaj humb vëllain: Në kohë të tilla, jemi të

Ditën e sotme, Robert Aliaj humbur vëllain, Rexhep Aliajn, një prej piktorëve dhe skenografëve të njohur të kohës. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga vetë Roberti, një postim në "Facebook", ku shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, janë të detyruar të mbajnë hidhërim brenda në shpirt.

"Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, ka shkruar Aliaj./M.M-dritare.net