
Rinisin takimet e të burgosurve me familjarët, kusht testi negativ ose certifikatë vaksinimi!
Dritare.net
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se nga 14 qershori do të rinisin takimet e të burgosurve me familjarët, si dhe aktivitetet dhe lejet e veçanta për këtë kategori. Për shkak të pandemisë dhe masave anti-Covid takimet ballë për ballë ishin ndërprerë, duke u zëvendësuar me komunikimet online.
“Rifillimin e lejimit të takimeve, 1 takim në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor kur familjari duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID. Gjatë takimeve do të respektohen masat anticovid. Për të miturit e dënuar 4 takime në muaj.
Po ashtu do të vijohet të ruhet praktika shumë e mirë e komunikimeve online me Skype. Gjithashtu do të rifillojnë dhëniet e lejeve të veçanta, të datës 22 janar 2021, për përcaktimin e procedurave të lejeve shpërblyese apo të veçanta, do jenë vetëm për rastet mortore.
Për sa i përket rifillimit të aktiviteteve, do të respektohen rregullat anticovid, për të rehabilituar dhe edukuar të dënuarit. Do të fillojnë në mënyrë të kufizuar.
Të tjerat, për masat anticovid, do të vijojnë të jenë në fuqi. Ky lehtësim i masave kufizuese kërkon vëmendje maksimale nga drejtuesit, kërkohet nga ju monitorim i përditshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të dënuarve”, u shpreh ministrja Gjonaj./L.F-dritare.net

















