Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthim në karantinë? Manastirliu: Virusi të izolon edhe pa e bërë ne

Rikthim në karantinë? Manastirliu: Virusi të izolon edhe pa e
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur pyetjes se nëse vendi ynë rrezikon të futet në karantinë përsëri, pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Manastirliu tha se virusi mund t’i izolojë qytetarët edhe pa e bërë ministria.

“Ky virus të bënë dhe atë gjënë tjetër, të izolon dhe pa të izoluar ne. Të izolon në shtëpi bashkë me familjen, të lë pa shkuar në shkollë, të lë pa shkuar në punë.

Ne nuk duhet ta lemë veten të sfidohemi nga ky virus, por duhet të mundohemi ta mposhtim atë”, -tha ministrja./ I.M-Dritare.net