
Rikthim i studentëve në auditore nëse vaksinohen. Ja çfarë thotë ministrja e Arsimit!
Dritare.net
Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një intervistë për "Frontline" në News24, ka folur për studentëtdhe vijueshmërinë e procesit të mësimit. Ajo tha se i vjen keq që ata nuk janë në auditorë, por sipas saj, është vërtetuar shkencërisht që konviktet kthehen në vatra infeksioni. Ndërsa është pyetur nëse studentët mund të rikthehen në auditore nëse vaksinohen, Kushi tha se nuk ka një përgjigje sepse parashikimet nuk janë aq larg.
-Cilën do të quanit sfidën më të madhe në Ministrinë e Arsimit?
Evis Kushi: Vijueshmëria e ciklit arsimor, ndjej keqardhje që studentët nuk kthehen në auditorë, por janë ndërgjegjësuar dhe e kuptojnë që është krizë globale.
-Skenar optimist, nëse ata vaksinohen a mund të rikthehen?
Evis Kushi: Nuk di ta them, sepse parashikimet nuk janë kaq larg. E rëndësishme është që pedagogët janë vaksinuar. Janë vaksinuar rreth 17 mijë, ndërsa pedagogët janë vaksinuar mbi 50%./M.M-dritare.net

















