Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehen sot në shkolla nxënësit e arsimit parauniversitar. Masat e tjera mbeten të pandryshuara!

Rikthehen sot në shkolla nxënësit e arsimit parauniversitar.

Sot janë rikthyer në shkolla të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar pas vendimit të marrë disa ditë më parë nga Komieti Teknik.

Ndërkaq janë bërë përgatitje në shkolla në mënyrë që të respektohen masat anti-Covid. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se ky vendim i Komitetit, erdhi pas kërkesës së Ministrisë. Ndërkohë mbeten të pandryshuara edhe për dy javët në vijim masat e tjera antikovid të vendosura më parë. Kujtojmë se ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, mbetet e ndaluar i grumbullimi i më shumë se 10 personave./dritare.net