Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reshjet e borës, ja si paraqitet situata në akset rrugore!

Reshjet e borës, ja si paraqitet situata në akset rrugore!

Reshje të dendura shiu dhe dëbore kanë rënë këtë të martë në disa zona të vendit, kryesisht në Korçë, Theth, Bulqizë.

ARRSH njofton se nuk ka problematika në lidhje me qarkullimin në akset rrugore, ndërsa mjetet borëpastruese po vazhdojnë me pastrimin e rrugëve.

“Në akset rrugore Hani i Hotit - Tamarë, Bogë - Theth, Ura e Zapodit - Shishtavec, Bulqizë - Peshkopi dhe Boboshticë - Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripë. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH./M.K-dritare.net