
Rëndohet situata në spitale/ Sot më shumë të shtruar, ja sa janë në terapi intensive dhe intubim!
E Shtunë 21 Nëntor 2020, 16:04
Dritare.net
Situata me Covid-19 në vendin tonë sa vjen edhe rëndohet. Çdo ditë më shumë të infektuar dhe viktima. Megjithëse sot ra numri i infektimeve dhe i viktimave, sërish shifrat janë shqetësuese. Në 24 orët e fundit regjistruam 737 raste të reja dhe 13 viktima.
Në 3 spitalet Covid humbën jetën, 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.
Gjithashtu ka pasur shumë shtrime në spitale. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar./K.C/dritare.net

















