Renditja e OKB/ Shërbimet online, Shqipëria me performancë të lartë
Dritare.net
Platforma online e Bashkëqeverisjes Bashkëqeverisjes dhe “E-Albania”, të cilat ofrojnë me qindra shërbime pa pagesë 24 orë në 24 për qytetarët ka rritur ndjeshëm performancën e Shqipërisë përsa i përket shërbimeve për publikun, në krahasim me vendet e tjera të botës.
I publikuar ditën e sotme në faqen zyrtare të OKB raporti thekson se Shqipëria pozicionohet e 59-ta në botë, nga 193 shtete të vlerësuara për shërbimet online.
Rritja e Shqipërisë është udhëhequr kryesisht nga 2 tregues thelbësorë, e-sherbimet dhe e-pjesemarrja.
Në vitin 2008, për e-shërbimet, kemi qene në vendin e 62 dhe tanimë jemi në vendin e 31 në 2020.
Në këtë renditje, Shqipëria është me pikë të barabarta me Kanadanë, ndërsa lë pas shtete të mëdha, përfshi Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën.
Ndërsa përsa i përket e-pjesëmarrjes, progresi ka qenë prej 25 vendesh, duke kaluar në harkun e dy viteve nga vendi i 61 në botë, në vendin e 36. Edhe në këtë renditje, lëmë pas Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor./ I.M-Dritare.net