Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Renato Mekolli krahason Shqipërinë me Greqinë: Merrni shembull, s'po na lini të marrim frymë!

Renato Mekolli krahason Shqipërinë me Greqinë: Merrni shembull,

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, është shprehur i revoltuar në rrjetet e tij sociale, për shkak të masave të qeverisë në vend të marra për pandeminë e koronavirusit. Nuk është hera e parë që ai shprehur i indinjuar në lidhje me këtë temë, pasi sipas tij masat po dëmtojnë bizneset. Së fundmi ai ka bërë një krahasim të Shqipërisë me Greqinë, vendin ku ka jetuar për shumë vite. Me një foto të plazheve plot, ai shkruan se atje ka shtet ndaj gjithçka është e hapur.

"Greqi-Athinë 24/5/2020. Çdo gjë hapur,sepse ka Shtet. Këtu hap-mbyll dhe falimentim për të gjithë. Këtu është për tu zhdukur sa më parë,se vetëm Shtet që nuk kemi,lokalet mbyllur,turizmi mbyllur dhe qershia mbi tortë fundjavat nga Tetori. Ej, seriozisht e keni? Me çfarë do punojnë restorantet dhe të gjithë ata që presin fundjavën. Po lini nam,çlironi Shqipërinë dhe i lini bizneset të marrin frymë!"

Revoltimi shefit të kuzhinës, i cili ka një restorant në Tiranë, vjen për shkak të masave të njoftuara më herët, që edhe për dy javë fundjavat do të jenë të mbyllura./L.F-dritare.net