
Rekrutonte vajza të mitura për seks, FBI arreston ish të dashurën e pedofilit Jeffrey Epstein
Dritare.net
FBI-ja ka vënë në pranga Ghislaine Maxwell, ish të dashurën e pedofilit, Jeffrey Epstein. Mësohet se ajo u arrestua në New Hampshire me disa akuza që lidhen me Epstein. Ajo ka mohuar se ka qenë e përfshirë apo ka pasur dijeni për sjelljen seksuale të Epsteinit, shkruan BBC
Epstein vdiq në burg më 10 gusht ndërsa priste, pa mundësinë e lirimit me kusht, gjyqin pasi akuzohej për trafikim seksual. Ai u arrestua vitin e kaluar në New York pas akuzave se ai drejtonte një rrjet që trafikonte vajza të mitura, dhe jo vetëm, për seks. Vdekja e tij u raportua si vetëvrasje, informon dritare.net
Disa nga viktimat e Epstein thonë se, zonja Maxwell i çoi te pedofili për t'u abuzuar seksualisht nga ai dhe miqtë e tij. Një nga viktimat e supozuara të Epsteinit, Virginia Giuffre, ka akuzuar Maxwell për rekrutimin e saj si masazhiste për financierin kur ajo ishte 15-vjeçe. Por ndërkohë, Maxwell i mohon të gjitha akuzat drejtuar saj./K.C/dritare.net

















