
Rekorde infektimesh/ Kalifornia futet në karantinë
E Shtunë 21 Nëntor 2020, 19:07
Dritare.net
Kalifornia ka shtrënguar masat kundër Covid-19. Nga sot shteti i SHBA-së do të futet në shtetrrethim në darkë. Shifrat e infektimeve janë më të mëdha se kulmi në gusht.
Në të gjithë SHBA-të, numri ditor i të vdekurve nga Covid-19 ka kaluar 2,000 për herë të parë që nga maji.
Rreth 187,000 raste të reja u regjistruan në të gjithë vendin në shifrat e fundit, e cila është më e larta e regjistruar deri më tani.
Disa shtete kanë vendosur masa dhe kufizime të reja për të luftuar rritjen e infeksioneve.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u kanë kërkuar amerikanëve që të shmangin udhëtimet për Ditën e Falënderimeve./K.C/dritare.net

















