Rekord në Serbi/ Rreth 300 të infektuar dhe 13 të vdekur nga Covid-19 orët e fundit!
Dritare.net
Situata e pandemisë së koronavirusit në Serbi po përkeqësohet. Orët e fundit janë regjistruar 299 raste pozitive dhe 13 viktima, duke shënuar kështu një rekord që prej shpërthimit të Covid-19 në mars. Në total në Serbi kanë humbur jetën nga koronavirus 330 persona, dhe janë infektuar 16.719. Ndërkohë sot është parë një rritje e ndjeshme e personave të cilët po marrin shërbim në spital, ku 110 pacientë janë në kujdes intensiv. Beogradi ka numrin më të madh të të prekurve. Për shkak të situatës, kryeqyteti serb shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa u vendosën sërish në zbatim masat kufizuese. Sot në Beograd kanë mbërritur dy aeroplanë të ngarkuar me ilaçe dhe pajisje mjekësore, një nga Shanghai, tjetri nga Tijanjin.Kujtojmë që BE-ja, hapi kufirin me 1 korrik me Serbinë, duke e futur atë në listën e vendeve të sigurta. /L.F-dritare.net