
Reforma Zgjedhore/ Presidenti Meta tregon çfarë i kërkoi opozitës
Dritare.net
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për medie. Por ndryshe nga herët e tjera, sot konferenca është mbajtur jashtë Presidencës, në ambient të hapur. Në nisje të konferencës, Meta ka folur sërish për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai thotë se, shembja e tetarit është një ngjarje që tronditi opinion publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Ndërkohë, kreu i shtetit ka lexuar sot edhe platformën me 14 pika që i propozoi një ditë më parë ambasadorëve të BE-së. Meta thotë se ende nuk ka marrë përgjigje për këtë platformë nga kryeministri, Edi Rama
“Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese në vend që kanë tronditur edhe opinionin mbarë evropian, dhe botëror, pas ngjarjes tepër tronditëse të shembjes jo thjesht të TK por çdo iluzioni të ekzistencës së shteti ligjor në vend duhet t’ju them se kam bërë çdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë si shtet, si vend, pavarësisht nga problemet që kemi me pandeminë, por edhe për të krijuar një klimë sa më pozitive që të mos harronin provimin e qershorit. Se çdo tetor dhe qershor kemi provimin e BE, na lënë detyra më shumë për të përmbushur, e duke qenë se ky është objektiv mbarëkombëtar kam bërë çdo gjë që të krijojmë klimën pozitive që të përmbushnim sa më shumë nga 15 detyrat. Që në 8 prill i kam nisur Ramës këtë platformë që po e bëj sot publike. Që ua kam paraqitur dje edhe gjithë partnerëve që janë të interesuar që vendi të zhvillojë rrugën evropiane”,- tha Meta.
Ndërkohë, presidenti ka zbardhur gjatë konferencës, kërkesat e tij ndaj opozitës, për Reformën Zgjedhore.
“I kërkova opozitës të mos bjerë pre e provokimit, të largohen nga tryeza e Reformës Zgjedhore, por të përfundojnë kodin, se me atë polici të dhunshme e keni provuar vetë ju, sa e vështirë është që të garantohet zbatimi i kodit që është një tjetër kusht nga ato të BE. Edhe kur disa më kanë kritikuar për kodin penal danez të kenë parasysh që punoja edhe për të krijuar një klimë që vendi ynë gjatë kësaj kohe të jepte një besueshmëri për provimet e teorit dhe qershorit, nuk duhet që mali I kushteve të shtohet pafundësisht, shpreh keqardhjen për këtë situatë të re ku jemi, por partnerët serioze ndërkomëbatre e dinë që kjo nuk është përgjegësi e presidentit, shpresoj që gjërat të përmirësohen por më duket që ka një thyerje të besimit mes palëve”/K.C/dritare.net

















