
Reforma Zgjedhore/ Meta pas takimit me ambasadoren Kim: Konsensusi të arrihet sa më shpejt!
Dritare.net
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka dalë live në Facebook, në komunikim me gazetarët, pas takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim ku kanë folur për Reformën Zgjedhore. Meta u shpreh se, shpreson që marrëveshja e reformës të vijë para datës 8 qershor, në mënyrë që Komisioni Evropian ta shënojë si hap pozitiv. Fakti që opozita nuk ka propozuar një qeveri transitore, sipas Metës e bën konsensunin mes palëve tërësisht të mundshëm.
“Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe as nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e tyre dua e apeloj përsëri për konsensus sa më të shpejtë sepse ky është detyrim në radhë të parë ndaj qytetarëve që duhet të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre duhet të jetë e lirë dhe e barabartë dhe është detyrim ndaj procesit të integrimit e kam theksuar që data 8 qershor është i rëndësishëm, shpresoj të arrihet që KE të shënojë një lajm pozitiv në drejtim të vendeve anëtare. Duket që ka një progres nga të gjitha raportimet që janë bërë e duket që çështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte apo elementë që s’duhet të rrezikojnë konsensuesin. Në dijeninë time di që opozita s’ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore e mendoj që mospasja e një kushti të tillë e bën konsensisin tërësisht të mundur e shpresoj të kemi sa më shpejt lajm pozitiv. Edhe kjo gjë që unë uroj s’do të thotë se provimi i zgjedhjeve ka kaluar se kushtet kanë të bëjnë edhe me zbatimin e kësaj reforme, si do mbahen zgjedhjet shpresoj të reflektohet sa më shpejt.”, tha Meta./K.C/dritare.net

















