
Reforma Zgjedhore/ Kush janë 6 deputetët e opozitës parlamentare që do të votojnë marrëveshjen!
Dritare.net
4 deputetë të opozitës parlamentare janë shprehur pro marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ata janë kryetari i Ballit Kombëtar, Artur Roshi,dhe dy deputetët, Fatjona Dimitri, Besnik Troplini dhe thonë se do ta votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
“Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Partia Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave.”, u shpreh deputeti Artur Roshi.
Gjithashtu pro marrëveshjes janë edhe, Lefter Maliqi me Gjetan Gjetanin.
“I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale.”, tha Maliqi.
Ndërkohë edhe deputetja Suzana Topi, përmes një postimi në Facebook është shprehur pro marrëveshjes.
Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare. Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter. Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike. Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar. Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm. Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!", shkruan Topi/K.C/dritare.net

















