Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reforma Zgjedhore/Gjiknuri letër të dytë anëtarëve të opozitës për takim!

Reforma Zgjedhore/Gjiknuri letër të dytë anëtarëve

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, i ka dërguar për herë të dytë brenda pak ditëve, një tjetër letër anëtarëve të opozitës në Këshillin Politik, lidhur me Reformën Zgjedhore. Për shkak të mungesës së anëtarëve në datat 21 dhe 22 maj, Gjiknuri i ka bërë sërish thirrje për një takim me 26 maj.

“Mbledhja e 18 Majit e cila nuk u bë e mundur të zhvillohej, pritej që të na çonte në dakordësimin në nivel politik të këtyre çështjeve ashtu sikurse do të përqëndroheshim më tej tek puna për gjetjen e konsensusit për çështjet për të cilat ende kemi qëndrime të ndryshme. Duke shfrytëzuar këtu edhe ekspertizën ndërkombëtare të sipërcituar, sikurse e kemi sanksionuar në dokumentin e përbashkët të marrëveshjes politike të 14 Janarit.

Nisur nga nevoja urgjente e adresimit të këtyre çështjeve dhe fakti se po afron data 31 Maj si koha kur sëbashku ishim angazhuan për përmbylljen e procesit brenda tryezës së negociatave, ju ripropozoj pa humbur kohë: Zhvillimin e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Mbledhja mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara 26 Majit, mjafton që ju ta keni të mundshme pjesëmarrjen”, thuhet në letrën e Gjiknurit./L.F-dritare.net