Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reforma në Drejtësi, Duma: Kemi 10 vjet në opozitë, ç’mund të përfitojmë!

Reforma në Drejtësi, Duma: Kemi 10 vjet në opozitë,

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, sot në Kuvend kritikoi Reformën në Drejtësi, duke akuzuar qeverinë se po përfiton nga pushteti.

“Sa herë që flisni për Reformën në Drejtësi e kam parë veten duke mbrojtur ish-eksponentë të opozitës. Pa drejtësi nuk ka zhvillim. Reforma në Drejtësi ishte me shtysën e madhe të ndërkombëtarëve. Pa ata ne nuk e kemi dot velën e lundrimit në direkun e duhur. E do logjika, ju jeni në pushtet ju keni tendera keni 10 vite. Ju përfitoni nga kërcënimi në drejtësi sepse ne kemi 10 vite në opozitë. Ju keni pushtetin dhe korruptoni. Ju merreni se ku e kemi ne etapën. Në vend që të jepni llogari na tregoni ne kush është blu e kush është e kuqe.

Ne harrojmë se kemi detyra të mëdha në këtë vend. Mos të sillemi sikur jemi udhëheqësit e botës. Nëse gjërat dështojnë është faji i qeverisjes. Por të marrësh gjuhën se si ju i drejtoheni parlamentarëve, është si gjuhe e qeverisë komuniste. Dilni këtu e thoni ne i kemi bërë të gjitha, e pyeta zv.ministrin ia del ti me 110 mijë lekë të vjetra. Kan frikë kanë frikë nga e vërteta”, u shpreh Duma sot në Kuvend./L.F-dritare.net