
Në festën e Sulltan Novruzit, që festohet sot në të gjithë vendin, si ëmbëlsirë tradicionale është ashurja. Dhe nga kush më mirë se Dhurata Thanasi, e Lugës së Argjendtë, mund të mësonim recetën origjinale të saj.
Dhurata e ka marrë atë në një restorant të Bejrutit në Liban, shumë vjet më parë, dhe nuk nguroi ta ndajë atë me të gjithë sot.
Receta:
“Sipas besimit mysliman, Ashurja është një ëmbëlsirë që ka lindur kur profeti Noah i vendosi të gjitha frutat, farat, grurin dhe bishtajoret e mbetura për t’i shpëtuar në arkën e tij. Kjo ëmbëlsirë simbolizon vëllazërim, solidaritet dhe të jetuarit e përbashkët. Përbëhet nga 10 përbërës nga ku ka marrë dhe emrin e saj, ASHARA, që në arabisht do të thotë Dhjetë ose i dhjeti. Kjo është një recetë e marrë nga udhëtimi im në Bejrut vite më parë.
Përbërësit:
• 500 gr grurë ose elb
• 100 gr qiqra të zjera
• 100 gr fasule të zjera
• 500 gr oriz të pazjerë
• 3 lugë gjelle rrush pa fara
• 3 lugë arra (stika) pishe
• 8 kajsi të thata (të prera në copëza)
• 8 fiq të thatë (të prerë në copëza)
• 500 gr sheqer
• 2 lugë gjelle kanelle
• Lëkura e një portokalli (sipas dëshirës)
• Lëkura e një limoni (sipas dëshirës)
• 2 lugë uji u lëng trëndafili (sipas dëshirës)
Përgatitja
• Një natë më parë vendosni grurin ose elbin në një tenxhere të madhe dhe mbulojeni me shumë ujë. (Dyfish ujë në krahasim me grurin)
• Vendoseni grurin një tenxhere, mbuloheni me kapak me nxehtësi të ngadaltë dhe lëreni të vlojë butësisht për rreth 15 minuta.
• Fikni nxehtësinë dhe lëreni grurin të të ftohet për 3-4 orë.
• Do vini te që kokrrat e grurit janë të buta por jo të çara. Shtoni qiqrat, fasulet, orizin, frutat e thata, sheqerin, kanellën dhe ujin e trëndafilit ose portokallit, dhe lëkurën e limonit.
• Shtoni më shumë ujë të valuar për të mbuluar përbërësit nëse është e nevojshme.
• Përziejini gjatë gjithë kohës me lugë druri derisa të trashet.
• Hiqeni ashuren nga nxehtësia dhe mbushni tasat për ëmbëlsirë me të ndërsa akoma është e nxehtë.
• Ashuren e lemë të ftohet dhe para se ta shërbeni, zbukuroheni me farat e freskëta të shegës, arrat (stikat)e pishës, frutat e thara të prera imët dhe arrat.
• shumëkush e preferon ashuren më të hollë , disa preferojnë atë më të trashë. Nëse preferoni ashure të trashë, shtoni një ose dy lugë gjelle niseshte. Personalisht nuk e preferoj niseshtenë”./L.Fdritare.net

















