Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reagimi i Trump pas sulmit: Jam mirë. Fushata vazhdon!

Reagimi i Trump pas sulmit: Jam mirë. Fushata vazhdon!

Reagimi i Donald Trumpo pas tentativës për vrasje erdhi për të falënderuar oficerët e sigurisë që e shpëtuan atë nga plumbi. Ai tha se është falënderues dhe mirënjohës për punën e tyre.

Trump shtoi se pret me padurim t'ju bashkohet të gjithëve në Milwaukee, në takimin e radhës në fushatën për garën për president.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit në miting që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë, është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë.

Për momentin nuk dihet asgjë për sulmuesin, i cili tani është i vdekur. Unë u qëllova me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte kur nisa të dëgjoja zhurma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva plumbin.

Ndodhi shumë gjakderdhje, atëherë kuptova se çfarë po ndodhte. Zoti e bekoftë Amerikën!", thuhet në reagimin e Trump./L.F-dritare.net