Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rasti i parë i lisë së majmunit konfirmohet në Shqipëri. ISHP: Rast i importuar nga Italia

Rasti i parë i lisë së majmunit konfirmohet në

Rasti i parë i lijës së majmunit konfirmohet në Shqipëri – ISHP: Rast i importuar nga Italia
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar rastin e parë të lijës së majmunit (monkeypox) në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar që kishte udhëtuar në Itali dy javë para se të diagnostikohej. Sipas Drejtoreshës së ISHP-së, Eugena Tomini, rasti është i importuar dhe jo autokton, dhe është izoluar në kushte shtëpie për shkak të simptomave të lehta.

Simptomat kryesore të lijës së majmunit përfshijnë:

Plogështi e përgjithshme
Temperaturë
Dobësi fizike
Shfaqje të lezioneve në lëkurë në formën e mikro noduseve (puçrra të vogla), të cilat mund të përhapen në trup, zona intime apo anale
Sëmundja mund të ngatërrohet fillimisht me sëmundje të tjera dermatologjike, ndaj kërkon diagnozë të kujdesshme mjekësore.

Si transmetohet lija e majmunit?

Përmes kontakteve të ngushta lëkurë më lëkurë me një person të infektuar
Gjatë kontakteve seksuale
Nëpërmjet objekteve të kontaminuara (veshje, çarçafë, peshqirë etj.)
Me kontakt të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore ose lezionet e lëkurës
ISHP thekson se janë marrë të gjitha masat për gjurmimin e kontakteve, si dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit. Tomini u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë higjienën personale, të shmangin kontaktet e ngushta të panevojshme dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të simptomave./L.F-dritare.net