
Rastet e infektimeve me Covid-19 në vend vazhdojnë të rriten!
Dritare.net
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 271 qytetarë.
Këta qytetarë janë të shpërndarë përkatësisht në këto bashki:183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.
Aktualisht janë 1,243 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 8 pacientë. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Deri më tani janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë./Xh.Xh/dritare.net

















