
Rama-Vuçiçit: Ngrijeni traun, prej 24 orësh kamionët nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë
Dritare.net
Përmes një postimi në twitter kryeministri Edi Rama ka apeluar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të zhbllokojë kamionët me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë
Rama shkruan në mesazhin e tij se linja e gjelbërt s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku, jo duke ndihmuar armikun e pa kufi.
“@avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!
Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të #Solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën.”-shkruan Rama./ I.M-Dritare.net

















