Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Vetëm sot kemi ndihmuar me ushqime dhe ilaçe 8365 familje

Rama: Vetëm sot kemi ndihmuar me ushqime dhe ilaçe 8365 familje

Kryeministri Edi Rama, pak minuta më parë, ka njoftuar se sot, në të gjithë vendin janë ndihmuar më shumë se 8 mijë familje. Për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me ilaçe ushqime, apo pamundësisë ekonomike, këto familje janë ndihmuar nga qeveria. Mes tyre janë edhe pensionistë, që nuk kanë familjarë afër.

“SOT JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE 8,365 FAMILJE SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR:

BERAT 132
TIRANË 992
ELBASAN 547
KUKËS 324
DIBËR 1081
KORÇË 1891
SHKODËR 255
GJIROKASTËR 150
LEZHË 983
DURRËS 1330
VLORË 303
FIER 377”, njoftoi kreu i qeverisë./L.F-dritare.net