Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama u jep porositë kryebashkiakëve: Duhet të provojmë se jemi stërvitur mirë për në BE!

Rama u jep porositë kryebashkiakëve: Duhet të provojmë se

Në takimin me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri Rama u ka lënë porosi mes të tjerash, të kenë parasysh plotësimin e kritereve nga Shqipëria për anëtarësimin në BE.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha ato që kemi folur gjate ditës që lidhen me një sërë standardesh, marrëdhëniesh me qytetarët, qeverisjes, të afrohen sa më shumë dhe shpejt, me atë që quhet si mesatare për një vend si yni për në Evropë”, tha Rama.


Kreu i qeverisë u shpreh, se Shqipëria ka kaluar nga faza kur donte të afrohej në BE, në fazën kur e ka derën hapur dhe duhet të rpvojë që është një anëtare e denjë.

“Duhet të provojmë se jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi të edukuar mirë, dhe jemi të denjë për t’u ulur në atë tryezë. Kur themi të veshur mirë, e kam për atë që thashë sot, për dukjen jo sipërfaqësore, por përmbajtjesore të bashkëjetesës në hapësirën publike, që është një gjë themelore”, tha ai.

Rama: Është shumë e rëndësishme që të gjitha ato që kemi folur gjate ditës që lidhen me një sërë standardesh, marrëdhëniesh me qytetarët, qeverisjes, të afrohen sa më shumë dhe shpejt, me atë që quhet si mesatare për një vend si yni për në Evropë.Është shumë e rëndësishme që në Bashki të ketë një bërthamë sado të vogël, që të jenë në funksion të Bashkisë, sepse duhet filluar edhe në aspektin e brendshëm të adaptohen të gjitha nivelet me këtë proces, ku dhe këshillat bashkiak janë pjesë e pandalshme.

Kemi kaluar nga faza kur donim të afrohemi në BE, në fazën kur e kemi derën hapur, dhe duhet të provojmë se jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi të edukuar mirë, dhe jemi të denjë për t’u ulur në atë tryezë.

Kur themi të veshur mirë, e kam për atë që thashë sot, për dukjen jo sipërfaqësore, por përmbajtjesore të bashkëjetesës në hapësirën publike, që është një gjë themelore edhe kapacitetet për të garantuar këto marrëdhënie mes institucioneve dhe qytetarëve./E.P-dritare.net